Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْنَا اهْبِطُوا مِنْهَا جَمِيعًا ۖ فَإِمَّا يَأْتِيَنَّكُمْ مِنِّي هُدًى فَمَنْ تَبِعَ هُدَايَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ
Ne u kemi thënë: “Zbritni të gjithë prej (xhennetit) tij. Juve me të vërtetë do t’ju vijë një dirigjues prej meje dhe ata që i përmbahen dirigjimit Tim nuk do të kenë frigë dhe nuk do të hidhërohen. (38)
Ne u thamë: “Dilni prej tij
(Xhenetit)që të gjithë!” -
Allahu i Lartësuar përsëriti, përmendjen e zbritjes në tokë të dy të rëndësishmëve, për të njoftuar krijesat për atë që i pret ata në vendbanimin e tyre të ri (në tokë). Thotë i Madhëruari:“Juve, pa dyshim, do t'ju mbërrijë udhëzim prej Meje.” -
Kuptimi: Në çdo kohë e në çdo periudhë, do t’ju vijë prej Meje udhëzim i qartë. Udhëzimi do të vijë nëpërmjet profetëve dhe librave që do t’u shpallen atyre. Në çdo kohë, juve do t’ju vijë ndonjë profet dhe shpallje prej Meje, që t’ju udhëzojë në rrugët e afrimit tek Unë dhe në rrugët e kënaqësisë Time. Atëherë, dijeni se:“Çdokush që pranon udhëzimin Tim, nuk do të ketë frikë e as nuk do të brengoset.” -
Kuptimi: Çdokush prej jush që e pranon udhëzimin Tim, dhe këtë pranim e interpreton duke i besuar të dërguarit dhe librat e Mi, ka një premtim të pakthyeshëm. Secili prej jush që udhëzohet nga mësimet e tyre, me fjalë të tjera, çdokush që i beson si duhet profetët dhe librat e Mi, ka një premtim të mrekullueshëm. Por çfarë quhet besim i drejtë? Një besim i drejtë kërkon plotësimin e dy kushteve:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë