Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ
Ata që nuk do të besojnë dhe i mohojnë argumentet tona do të jenë banorë të zjarrit, a në të do të mbesin gjithmonë. (39)
“Ndërsa ata që mohojnë besimin dhe përgënjeshtrojnë argumentet Tona, …” -
Pra, ata të cilët nuk e ndjekin udhëzimin e Allahut, të sjellë nëpërmjet profetëve dhe librave:“…do të jenë banorë të Zjarrit. Në të
(në Zjarr)ata do të jenë përjetësisht.". –
Pra, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, duke mos dalë kurrë prej tij. Dënimi i tyre nuk do të pakësohet e lehtësohet asnjëherë dhe ata kurrë nuk do të ndihmohen. Në këtë ajet, dhe në të tjera si ai, Allahu i Lartësuar i ndan krijesat në: krijesa të lumtura dhe krijesa të trishtuara. Në këto dy grupe klasifikohen xhindët dhe njerëzit. Ajetet kur'anore përshkruajnë gjithashtu cilësitë e secilit grup, si dhe veprat që i karakterizojnë ata. Pikërisht në bazë të këtyre veprave, ata përfundojnë në vendin që u takon. Nga ky ajet kuptohet që edhe xhindët, sikurse dhe njerëzit, do të shpërblehen me të mira dhe do të meritojnë ndëshkimet që i bëjnë hak në këtë jetë. Edhe xhindët, sikurse njerëzit, do të jenë njëlloj në përgjegjësinë që do të mbajnë, në aspektin e zbatimit të urdhrave dhe të largimit nga ndalesat hyjnore. Më pas, Allahu i Lartësuar nis të përmendë mirësitë dhe dhuratat e shumta që u pati dhënë bijve të Israilit (çifutëve), duke thënë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë