Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذْ نَجَّيْنَاكُمْ مِنْ آلِ فِرْعَوْنَ يَسُومُونَكُمْ سُوءَ الْعَذَابِ يُذَبِّحُونَ أَبْنَاءَكُمْ وَيَسْتَحْيُونَ نِسَاءَكُمْ ۚ وَفِي ذَٰلِكُمْ بَلَاءٌ مِنْ رَبِّكُمْ عَظِيمٌ
dhe kujtoni kur ju shpëtuam nga populli i Faraonëve, i cili ju ka torturuar me mundime të rënda: iu prisnin djemtë e juaj, e ua linin të gjalla femërat. E, kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju – nga Zoti juaj. (49)
Kujtoni kur Ne ju shpëtuam prej popullit të Faraonit… –
Pra, nga Faraoni, bashkë me parinë dhe ushtrinë e tij, të cilët më përpara:…ju torturonin me format më të këqija –
Domethënë, me torturat më të rënda. Ata:…, ju thernin bijtë tuaj
(meshkujt e porsalindur)dhe linin të gjalla bijat tuaja
(vajzat e porsalindura). - Ata i thernin meshkujt, nga frika se mos bijtë e Israilit shumoheshin, ndërsa femrat i linin të gjalla. Kështu, bijtë e Israilit përdoreshin ose për punë të rënda, si skllevër, ose vriteshin. Ky ishte poshtërimi dhe ndëshkimi më i skajshëm.E gjithë kjo ishte një sprovë e madhe nga
(e cila ju shpëtoi)Zoti juaj -
“E gjithë kjo”, pra, torturat prej Faraonit dhe shpëtimi prej Allahut të lartësuar, do t’ju bëjë të kuptoni më qartë urtësinë e Allahut në përcaktimin e sprovave dhe të shpëtimit prej tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë