Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَبَدَّلَ الَّذِينَ ظَلَمُوا قَوْلًا غَيْرَ الَّذِي قِيلَ لَهُمْ فَأَنْزَلْنَا عَلَى الَّذِينَ ظَلَمُوا رِجْزًا مِنَ السَّمَاءِ بِمَا كَانُوا يَفْسُقُونَ
Dhe, ata që dëmtuan veten, duke ndryshuar fjalën me një fjalë tjetër (në tallje), Ne, u sollëm atyre – mëkatarëve një dënim nga qielli, meqë bënin ngatërresa; (59)
Por ata që ishin të padrejtë, e ndryshuan atë
(fjalë)që u kërkohej me një tjetër fjalë. –
Ata, në vend të shprehjes së urdhëruar: “Kërkojmë falje (Hiŧŧatun)!”, përdorën: “Hinŧatu”, që do të thotë: “Kokër gruri”. Me këtë veprim, ata treguan shpërfillje dhe tallje ndaj ofertës për t’u pastruar nga gjynahet. Kur shpërfillja e tyre ishte kaq e madhe për një fjalë, që mund të thuhej lehtësisht, po për veprimin e sexhdes, që ishte edhe më i vështirë, si do të ishte përgjigjja e tyre?! Kështu ata, në vend që të binin në sexhde, hynë në atë vendbanim duke futur së pari të ndenjurat e tyre, të cilat i tërhiqnin zvarrë. Ndërsa të padrejtët nga mesi i tyre e zëvendësuan shprehjen që iu kërkua të thonin me një tjetër shprehje. Për shkak të kësaj padrejtësie dhe paturpësie të madhe, Allahu i Lartësuar zbriti për këta kriminelë një ndëshkim nga qielli.Mbi ata që bënë padrejtësi, Ne lëshuam ndëshkim nga qielli, për shkak të shkeljes së kufijve të Allahut. –
Pra, Allahu i Lartësuar u zbriti ndëshkimin, për shkak të kalimit të kufijve në poshtërsi nga ana e tyre. Më pas, i Lavdëruari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë