Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَادُوا وَالنَّصَارَىٰ وَالصَّابِئِينَ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَعَمِلَ صَالِحًا فَلَهُمْ أَجْرُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ
Ata që kanë besuar (me gojë) madje edhe Hebrenjtë, të krishterët dhe Sabi’inët – kushdo që beson Perëndinë (si është urdhëruar) dhe jetën tjetër, e bënë vepra të mira, për ata, me të vërtetë, ka shpërblim te Zoti i tyre; për ta nuk ka kurrëfarë droje, e as mërzie! (62)
Vërtet, ata që besojnë (në Kur’anin), çifutët, të krishterët, sabi'inët… –
Domethënë, gjykimi që do të vijojë vlen vetëm për ata të cilëve u është dhënë libër qiellor. Edhe sabi'iinët konsiderohen si grupacionet e krishtera. Më tej, i Madhëruari tregon cilësitë e të shpëtuarve prej tyre:kushdo që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe bën vepra të mira… -
Kështu, i Madhëruari përshkruan me këto cilësi besimtarët e këtij umeti (muslimanët) dhe ata të umeteve të shkuara, që ishin çifutët, të krishterët dhe sabi'inët:…do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë dhe as nuk do të brengosen -
Ata nuk do ta provojnë frikën dhe as do të brengosen. Ndërsa çdo pjesëtar i këtyre umeteve që ka mohuar Allahun, profetët dhe Ditën e Fundit, ai do të fitojë të kundërtën e atyre që u përmendën, pra: do të jetë i pushtuar nga frika dhe trishtimi. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se ky është thjesht një njoftim rreth këtyre umeteve, i cili i referohet periudhës para dërgimit të Muhamedit (a.s). (Sepse pas dërgimit të Muhamedit (a.s), askush nuk ka për të shpëtuar nëse nuk e pranon dhe nuk e pason atë (a.s.), si profet të Allahut). Ky është një pasqyrim i gjendjes së tyre, me të dyja anët e monedhës, që bëhet për të larguar ndonjë keqkuptim që mund të lindë në shpirtrat e njerëzve, kur lexojnë ajetet e Kur’ânit. Allahu e di më së miri, por shkaku i këtij pasqyrimi vjen për të sqaruar se, jo të gjithë pjesëtarët e atyre popujve, – të parët e të cilëve u qortuan dhe mangësitë e shumta të të cilëve u trajtuan këtu, – hynin në një kategori. Pra, Allahu i Lartësuar deshi që t’i dallonte ata të cilët nuk përfshiheshin në kategorinë e përshkruar me cilësi dhe vepra të ulëta. Ndoshta, nga përmendja e sjelljeve të poshtra të brezave të parë të çifutëve, dikush mund të kuptonte gabimisht se cilësi të tilla mund të kishin vetëm çifutët. Për këtë arsye, i Madhëruari i përmend popujt në përgjithësi, duke treguar cilësitë e pjesëtarëve që do të shpërblehen dhe cilësitë e atyre që do të ndëshkohen, nga secili popull. E gjithë kjo, për të larguar çdo keqkuptim dhe për të qartësuar të vërtetën. I lavdëruar qoftë Ai, që brenda Librit të Tij ka sjellë gjëra që habisin mendjet e të gjithë botës! Më pas, i Madhëruari i rikthehet qortimit të bijve të Israilit për veprat e ulëta të të parëve të tyre. Ai thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë