Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَاقَكُمْ وَرَفَعْنَا فَوْقَكُمُ الطُّورَ خُذُوا مَا آتَيْنَاكُمْ بِقُوَّةٍ وَاذْكُرُوا مَا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
Dhe (kujtonie), kur prej jush morëm premtimin dhe ngritëm Turin (malin) mbi ju; (e Na ju thamë): Merreni me seriozitet atë që ua kemi dhënë juve (Tevratin) dhe kinie ndërmend atë që gjendet në të, për t’u ruajtur!” (63)
Dhe kujtoni kur Ne morëm prej jush besën
(për bindje e nënshtrim)… - Kuptimi: Kujtoni kur Ne morëm premtimet tuaja të forta, që u bënë nga ju në momente kërcënimi, kur:…dhe ngritëm mbi ju Turi Sinain, -
Domethënë: Kur mbi ju qëndronte mali Tur. Në këtë kohë, Allahu i Lartësuar ju drejtua juve dhe ju urdhëroi:Merreni seriozisht atë që ju dhamë
(Teuratin)… - Domethënë: Pranojini ligjet që ju zbritën me Teuratin. Pranojini ato me seriozitet dhe me përgjegjësi të madhe, duke treguar durim ndaj urdhrave të Allahut. Por jo vetëm kaq:…dhe kujtoni kumtet e tij, ... -
Kuptimi: Kujtojeni vazhdimisht atë që ndodhet në librin tuaj, duke e lexuar vazhdimisht dhe duke mësuar prej tij. Nëse e bëni këtë, ka shpresë të madhe për ju që:…që të jeni të devotshëm -
Domethënë: Me shpresë që të shpëtoni, duke u ruajtur prej dënimit të Allahut dhe prej zemërimit të Tij. Ose: Me shpresë që të bëheni si ata që ruhen nga të këqijat, duke u stolisur me devotshmëri (taķuâ). Por edhe pas marrjes së premtimit tuaj, në të tilla kushte të jashtëzakonshme:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë