Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالُوا قُلُوبُنَا غُلْفٌ ۚ بَلْ لَعَنَهُمُ اللَّهُ بِكُفْرِهِمْ فَقَلِيلًا مَا يُؤْمِنُونَ
Ata (Hebrenjtë) thanë: “Zemrat tona janë të mbuluara”. Jo, s’është ashtu, por ata i ka mallkuar Perëndia për shkak të mohimit të tyre; dhe prandaj prej tyre shumë pak besojnë. (88)
Ata thonë: “Zemrat tona janë të vulosura! -
Kështu, Allahu i Lartësuar tregon një justifikim qesharak nga ana e tyre, të cilin ata e përdornin shpesh, për të justifikuar mosbesimin që kishin ndaj ftesës së Muhamedit (a.s). Ata justifikoheshin se nuk mund ta besonin dhe ndiqnin atë, sepse zemrat e tyre ishin të vulosura e, rrjedhimisht, nuk mund t’i kuptonin dot ato që ai u thoshte. Kësisoj, ata pretendonin se ishin të justifikuar përpara Allahut të Lartësuar, pasi nuk kishin dije rreth këtij Profeti dhe argumenteve të tij. Por ky qe një mashtrim nga ana e tyre, për shkak të të cilit ata u mallkuan nga Allahu i Lartësuar, siç thotë Ai:Allahu i ka mallkuar ata për shkak të refuzimit të së vërtetës, prandaj shumë pak prej tyre besojnë. -
Allahu i ka mallkuar ata për shkak të refuzimit të së vërtetës, prandaj shumë pak prej tyre besojnë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë