Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ آمِنُوا بِمَا أَنْزَلَ اللَّهُ قَالُوا نُؤْمِنُ بِمَا أُنْزِلَ عَلَيْنَا وَيَكْفُرُونَ بِمَا وَرَاءَهُ وَهُوَ الْحَقُّ مُصَدِّقًا لِمَا مَعَهُمْ ۗ قُلْ فَلِمَ تَقْتُلُونَ أَنْبِيَاءَ اللَّهِ مِنْ قَبْلُ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ
E kur atyre u thuhet: “Besoni në atë që ua ka shpallë Perëndia!” – ata përgjigjen: “Na besojmë në atë që na është shpallë neve” – dhe nuk besojnë në atë që ka zbritur pas (Kur’anit), e kjo është e Vërtetë e cila vërteton atë që kanë ata. Thuaju atyre: “E nëse ishit besimtarë, përse i vratë pejgamberët e Zotit në atë kohë kur ju zbritën?! (Me këto sjellje u bëtë qafira). (91)
Dhe kur atyre u thuhet: “Besoni në atë që e ka shpallur Allahu!” -
Pra, çifutët u urdhëruan që ta besonin Kur’ânin, të cilin Allahu i Lartësuar ia shpalli Profetit Muhamed (a.s), por ata refuzuan me mendjemadhësi, duke thënë:“Ne besojmë atë që na është shpallur neve”, kurse atë (Shpalljen) që ka ardhur më pas e mohojnë, …” -
Pra, ata pretenduan se besonin vetëm ato shkrime hyjnore që iu ishin shpallur atyre, dhe mohonin çdo libër tjetër të mëvonshëm. Ky qe një pretendim i padrejtë nga ana e tyre, sepse ata e kishin të detyrueshme që të besonin gjithçka që Zoti i shpallte njerëzimit, pa bërë dallime mes shpalljeve. Vetëm kjo mënyrë besimi është e vlefshme dhe e dobishme, pra: besimi i të gjitha shpalljeve të Allahut të Lartësuar, drejtuar të gjithë profetëve. Nëse dikush bën dallime në besim ndërmjet profetëve dhe librave hyjnore, domethënë në pranimin e disave dhe mospranimin e disa të tjerëve, në fakt ai nuk ka besuar asnjërin prej tyre, dhe kjo vepër konsiderohet si kufër i vërtetë. Për këtë, thotë i Madhëruari në suren Nisa, ajetet 150-152: “Ata që e mohojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë (besimin në) Allahun nga (besimi në) profetët e Tij, duke thënë “Disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duan të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme, pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. Ne kemi përgatitur një dënim poshtërues për mohuesit. Ndërsa atyre që besojnë në Allahun dhe profetët e Tij, pa bërë asnjë dallim mes tyre, Ai do t'ua japë (të plota) shpërblimet e tyre. Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Më pas, Allahu i Lartësuar e kundërshton gabimin e tyre me një argumentim të padiskutueshëm:…edhe pse ajo është e vërtetë dhe vërteton atë që e kanë ata… -
Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë mohimin atyre me dy fakte:Thuaju: “Nëse vërtet ju besoni, atëherë përse i vrisnit profetët e Allahut?” -
Kuptimi: Mos vallë, vrasja e profetëve konsiderohet si shenjë e besimit tuaj tek ata?!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë