Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَأَكَلَا مِنْهَا فَبَدَتْ لَهُمَا سَوْآتُهُمَا وَطَفِقَا يَخْصِفَانِ عَلَيْهِمَا مِنْ وَرَقِ الْجَنَّةِ ۚ وَعَصَىٰ آدَمُ رَبَّهُ فَغَوَىٰ
Dhe, ata të dy hëngrën nga ajo (pema për t’u bërë të pavekshëm dhe që të arrijnë pasurinë e përhershme), e filluan t’u zbulohen vendet e turpshme dhe nisën të mbulohen me gjethet e xhennetit. Dhe, Ademi nuk e zbatoi urdhërin e Zotit të vet, ndaj edhe humbi. (121)
Ata hëngrën që të dy nga ajo pemë dhe kështu i'u zbulua aureti
(vendet e turpshme). Pastaj, nisën të mbulonin veten me gjethe nëpër Xhenet. -
Më parë ishin të mbuluar, ndërsa tani u ishin zbuluar vendet e turpshme. Ata filluan të mbulonin veten me gjethet e pemëve të Xhenetit dhe u ndien aq të turpëruar, sa vetëm Zoti e di.Kështu, Ademi e theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi. -
Menjëherë nxituan të shprehnin pendimin dhe kthimin tek Zoti, duke thënë: “Zoti ynë, ne i bëmë dëm vetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi të humbur!” [Araf 23].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë