Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 12

إِنِّي أَنَا رَبُّكَ فَاخْلَعْ نَعْلَيْكَ ۖ إِنَّكَ بِالْوَادِ الْمُقَدَّسِ طُوًى 12 ١٢

Unë, me të vërtetë, jam Zoti yt! Andaj, zbathi këpucët tuaja, se ti, me të vërtetë, gjendesh në luginën e shenjtë – të Tuvasë. (12)

Tefsiri

Jam Unë Zoti yt. -

I tha se Ai ishte Zoti i tij dhe e urdhëroi që të përgatitej për bisedën e afërt e të ngushtë, që do të zhvillohej në vijim. Musai duhej të kujdesej mirë për këtë mirësi të pashembullt.

Hiqi nallanet sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë! -

Allahu urdhëroi që të hiqte sandalet, sepse ndodhej në një luginë të pastër, të shenjtë e madhështore. Do të mjaftonte si shenjtëri e madhështi e saj vetëm fakti që Zoti e përzgjodhi si vend për t’i folur Musait, të cilin e ka quajtur Kelimullah, domethënë, “Ai të cilit i foli Allahu.” Disa interpretues të tjerë të Kur'anit thonë se Allahu e urdhëroi Musain të hiqte sandalet, sepse ato ishin punuar me lëkurë gomari. Megjithatë, Allahu është më i ditur për gjithçka.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë