Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 130)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 130

فَاصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ غُرُوبِهَا ۖ وَمِنْ آنَاءِ اللَّيْلِ فَسَبِّحْ وَأَطْرَافَ النَّهَارِ لَعَلَّكَ تَرْضَىٰ 130 ١٣٠

Bëhu i durueshëm për atë që flasin ata, dhe lavdëroje me falenderim Zotin tënd para lindjes së diellit, dhe para perëndimit të tij, dhe lavdëroje (Perëndinë) në orët e natës dhe në kohërat e ditës, për të qenë ti i kënaqur. (130)

Tefsiri
Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe lavdëroje dhe falenderoje Zotin tënd, para se të lindë dielli dhe para se të perëndojë, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, që të mund të gjesh kënaqësi. -

Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij që të bënte durim ndaj fjalëve fyese në adresë të tij dhe e urdhëroi që ta mësonte veten të ishte i durueshëm. Gjithashtu, Allahu e porositi Profetin (a.s.) që ta qetësonte veten me tesbih dhe tahmid në këto vakte të veçanta: para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, në skajet e ditës. Momentet para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij janë përmendur në mënyrë të veçantë, edhe pse ato përfshihen “në skajet e ditës”, për të treguar rëndësinë dhe dobinë e madhe të dhikrit në këto kohë. Pastaj përmendet edhe koha e natës. Kuptimi: Nëse e bën këtë, do të kënaqesh me atë që do të të japë Zoti yt që në këtë botë dhe me shpërblimin e përjetshëm në botën tjetër. Zemra jote do të gjejë prehjen dhe qetësinë dhe sytë e tu do të lumturohen me adhurimin e Zotit tënd. Ky do të jetë një ngushëllim i madh kundrejt mundimeve që të sjellin jobesimtarët. Kështu do të kalitet durimi yt, ndërsa shpërblimi për ty do të jetë pa llogari.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë