Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ السَّاعَةَ آتِيَةٌ أَكَادُ أُخْفِيهَا لِتُجْزَىٰ كُلُّ نَفْسٍ بِمَا تَسْعَىٰ
Çasti i gjykimit do të arrijë me siguri – atë e kam fsheh (nga çdokush) – kur secili do të shpërblehet për atë (përpjekje) që ka bërë. (15)
Pa dyshim, Ora
(e kijametit)do të vijë patjetër,... -
Ora e Kijametit do të vijë patjetër në mënyrë të pakthyeshme....por Unë e kam fshehur atë... -
Zoti e ka fshehur kohën e kësaj ndodhie, sikurse thotë në një ajet tjetër: “I lartësuar qoftë Ai, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre! Vetëm Ai e di çastin e Kijametit dhe tek Ai do të ktheheni.” [Zuhruf 85]. Ose: “Njerëzit të pyesin për Orën (e Kijametit). Thuaju: “Për atë di vetëm Allahu. E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!” [Ahzab 63]. Allahu e ka fshehur këtë çështje nga të gjitha krijesat, qofshin melekë të afërt dhe profetë të dërguar. Askush veç Tij nuk e di. Urtësia e ndodhisë së Kijametit është:... që çdokush të shpërblehet sipas përpjekjeve që ka bërë. -
Të gjithë do të marrin atë që meritojnë për veprat e tyre, të mira ose të këqija. Kijameti është porta për në botën e shpërblimit ose ndëshkimit, sikurse thotë i Madhëruari: “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai ka për t'i dënuar ata që bëjnë keq sipas veprave të veta e ka për t’u dhënë shpërblimin më të mirë atyre që bëjnë vepra të mira.” [Nexhm 31].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë