Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 17

وَمَا تِلْكَ بِيَمِينِكَ يَا مُوسَىٰ 17 ١٧

E, ç’ke ti në dorën e djathtë, Musa? (17)

Tefsiri
Pasi i tregoi themelet e besimit, Allahu i Madhëruar i foli për disa mrekulli, që zemra e tij të qetësohej dhe imani t’i forcohej. Gjithashtu, Allahu i premtoi se do ta ndihmonte kundër armikut të tij.

Ç’është ajo në të djathtën tënde, o Musa? -

Allahu i Madhëruar e dinte shumë mirë se çfarë ishte ajo në të djathtën e Musait, por i foli për ta bërë të vëmendshëm në atë që do të ndodhte më pas. Musai u përgjigj:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë