Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَا أَنْزَلْنَا عَلَيْكَ الْقُرْآنَ لِتَشْقَىٰ
Na, nuk ta kemi shpallur ty Kur’anin për të munduar, (2)
Ne nuk ta kemi shpallur Kur’anin për t'u dëshpëruar.... -
Shpallja e Kur'anit dhe e Sheriatit të Zotit nuk ka për qëllim që ti të dëshpërohesh. Feja nuk është sjellë për të rënduar të përgjegjshmit ligjërisht jashtë mundësive të tyre. Shpallja, Kur'ani dhe Sheriati janë sjellë nga Ai që është Mëshirëplotë e i Gjithëmëshirshëm. Qëllimi i tyre është që ta çojnë njeriun drejt lumturisë, shpëtimit e fitimit të mirësive. Allahu i Madhëruar e bëri ligjin e Tij shumë të thjeshtë. Ai i bëri të lehta rrugët e mësimit dhe të zbatimit të këtij ligji. Allahu i hapi të gjitha rrugët drejt kësaj mirësie, që ajo të jetë ushqim i domosdoshëm për zemrën dhe kënaqësi për trupin. Natyra e pastër dhe mendja e shëndoshë e pranojnë dhe i nënshtrohen këtij ligji. Ato e dinë se ky ligj u sjell vetëm të mira në të dyja jetët.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë