Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 39)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 39

أَنِ اقْذِفِيهِ فِي التَّابُوتِ فَاقْذِفِيهِ فِي الْيَمِّ فَلْيُلْقِهِ الْيَمُّ بِالسَّاحِلِ يَأْخُذْهُ عَدُوٌّ لِي وَعَدُوٌّ لَهُ ۚ وَأَلْقَيْتُ عَلَيْكَ مَحَبَّةً مِنِّي وَلِتُصْنَعَ عَلَىٰ عَيْنِي 39 ٣٩

“Vendose atë (Musain) në sandëk e hudhe në lum (Nil), lumi e qet atë në breg, e që atë, do ta marr armiku i Im dhe armiku i tij”. Dhe, Unë kam hudhur në ty – dashurinë Time (për me të dashtë ty gjithkush), dhe që të rritesh nën mbikëqyrjen Time. (39)

Tefsiri

Ja. Atëherë, kur nënën tënde e frymëzuam

(dhe i thamë)

“Vëre

(fëmijën)

në arkë dhe hidhe

(arkën)

në lumë! Lumi do ta nxjerrë në breg dhe atë do ta marrë armiku Im dhe i tij.” -

Ne e frymëzuam nënën tënde, që të të vendoste ty në djep dhe të të lëshonte në lumë. Ajo duhej ta bënte këtë, sepse Faraoni urdhëroi që të vriteshin të gjithë djemtë e Izraelitëve. Ajo e vendosi Musain e vogël në një sënduk dhe e lëshoi në rrjedhën e lumit Nil. Nga ana tjetër, Allahu e urdhëroi lumin që ta nxirrte foshnjën në breg, madje bëri që të binte në dorën e armikut të tij më të përbetuar, Faraonit, dhe të rritej mes fëmijëve të pallatit. Allahu bëri që Musain ta donin të gjithë ata që e shihnin, prandaj thotë më pas:

Por Unë hodha

(në zemra të njerëzve)

dashuri ndaj teje,... -

Pra, çdokush që e shihte e donte shumë.

... që të edukoheshe nën Syrin

(kujdesin)

Tim. -

U rrite nën vëzhgimin, ruajtjen dhe përkujdesjen Time të veçantë. E ku ka përkujdesje më të mirë e të plotë sesa përkujdesja e Bamirësit Mëshirëplotë?! Ai është që kujdeset më së tepërmi t’i dhurojë robit të Tij të mira e ta ruajë nga të këqijat. Në çdo moment të jetës së Musait (a.s), ishte Allahu i Madhëruar Ai që përkujdesej dhe i rregullonte çështjet për të mirën e Musait (a.s). Prej kujdesit të Allahut ishte edhe rasti kur Musai ra në dorën e armikut më të përbetuar dhe zemra e nënës së tij ngriu nga frika, sepse Faraoni gati e zbuloi se ishte fëmija e saj, por Allahu e forcoi zemrën e saj. Në këtë gjendje, Allahu bëri që Musai i vogël të mos pranonte asnjë gjidhënëse tjetër, veç nënës së vet natyrale. Në këtë mënyrë, Allahu e ktheu Musain në duart e nënës së vet, që ta pushtonte me dashuri dhe t’i jepte gji. Zemra e nënës u qetësua dhe syri i saj u kënaq, teksa e shihte të birin duke u rritur. Kur Musait i ofruan disa gjidhënëse e ai nuk i pranonte, ndodhi diçka:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë