Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 41)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 41

وَاصْطَنَعْتُكَ لِنَفْسِي 41 ٤١

Dhe, Unë të kam zgjedhur ty për Vete. (41)

Tefsiri

Dhe Unë të kam përgatitur ty për Vete

(për të më shërbyer). – Unë të zgjodha për veten Time. Çfarë thënie e jashtëzakonshme! Zoti e zgjodhi Musain për Veten e Tij, duke hedhur mbi të mirësitë e Tij të shumta. Ai e edukoi, u përkujdes dhe e vështronte vazhdimisht me dashurinë e Tij të veçantë. Musa arriti në këtë aspekt një gradë që pakkush e kishte arritur më parë. Në këtë jetë, kur dikush kujdeset për të dashurin e tij, përkushtohet të rregullojë çështjet e tij në çdo kohë e gjendje dhe dëshiron ta bëjë atë të përkryer. Ai bën gjithçka për ta realizuar këtë gjë. Atëherë, si mendon se do të bënte Zoti i Plotpushtetshëm dhe Bujar me atë që e kishte zgjedhur për Veten e Tij dhe që e kishte dalluar mbi krijesat e tjera?

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë