Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَأْتِيَاهُ فَقُولَا إِنَّا رَسُولَا رَبِّكَ فَأَرْسِلْ مَعَنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ وَلَا تُعَذِّبْهُمْ ۖ قَدْ جِئْنَاكَ بِآيَةٍ مِنْ رَبِّكَ ۖ وَالسَّلَامُ عَلَىٰ مَنِ اتَّبَعَ الْهُدَىٰ
Shkoni tek ai dhe i thoni: “Na dy jemi të dërguarit e Zotit tënd, lëshoji bijtë e Israelit që të vijnë me ne dhe mos i mundo ata! Na, të kemi sjellë ty argument nga Zoti yt. Qoftë i shpëtuar ai që ndjek rrugën e drejtë! (47)
Kështu, shkoni e i thoni atij: “Ne jemi të dërguar të Zotit tënd. Lëri bijtë e Israelit të vijnë me ne dhe mos i mundo! -
Shkoni tek Faraoni me dy misione: së pari, ta ftoni për të pranuar Islamin dhe, së dyti, të lejojë popullin e Izraelit të largohet dhe të shpëtojë nga vuajtjet e torturat. Lejoi ata të zgjedhin atë që duan dhe që Musai të gjykojë mestyre me ligjin dhe fenë e Allahut.Ne kemi ardhur me argumente nga Zoti yt. -
Këto shenja tregojnë për vërtetësinë tonë si profetë të Zotit. Pastaj Musai filloi të paraqiste shenjat e mëdha. Ai hodhi shkopin, dhe “ai u bë gjarpër i vërtetë. Pastaj nxori dorën e tij: ajo ishte e bardhë për të gjithë shikuesit.” [Araf 108].dhe shpëtimi është për atë që ndjek Rrugën e Drejtë." -
Paqja e shpëtimi qoftë për këdo që ndjek rrugën e drejtë dhe ligjin e qartë të Zotit. Këta do të jetojnë në paqe e mirësi, në këtë botë dhe në ahiret.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë