Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 48)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 48

إِنَّا قَدْ أُوحِيَ إِلَيْنَا أَنَّ الْعَذَابَ عَلَىٰ مَنْ كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ 48 ٤٨

Me të vërtetë, neve na është shpallur, se dënimi do ta godasë atë që e konsideron për gënjeshtër (shpalljen) dhe shmanget”. (48)

Tefsiri

"Neve na është shpallur... -

Ky lajm na ka ardhur nga Allahu, pra, nuk e kemi shpikur vetë:

... se dënimi është për atë që përgënjeshtron

(të dërguarit)

dhe ia kthen shpinën besimit”. -

Kush i quan gënjeshtra lajmet e Zotit dhe të profetëve të Tij dhe u kthen shpinën atyre, duke mos u nënshtruar që t’i zbatojë e të jetojë sipas tyre, meriton dënimin e Tij të drejtë. Këto fjalë ishin nxitje për Faraonin që të besonte Zotin dhe të pasonte Shpalljen e Tij, por edhe një kërcënim, gjithashtu. Por ai njeri nuk përfitoi nga kjo dhe përsëri e mohoi Zotin, madje refuzoi me inat dhe arrogancë, duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë