Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 53)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 53

الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ مَهْدًا وَسَلَكَ لَكُمْ فِيهَا سُبُلًا وَأَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجْنَا بِهِ أَزْوَاجًا مِنْ نَبَاتٍ شَتَّىٰ 53 ٥٣

(Perëndia), i cili për ju Tokën e ka bërë shtrat, u ka lehtësuar juve rrugët nëpër të, u ka lëshuar ujë (shi) nga qielli e që Ne – me të, kemi nxjerrë shumë lloj bimësh të ndryshme. (53)

Tefsiri
... "(Zoti im)

është Ai, i cili e ka bërë Tokën si qilim për ju... -

Allahu është Ai që Tokën jua shtroi dhe e përshtati, që të mund të jetoni në të në mënyrë komode, të ndërtoni, të mbillni e ta kultivoni tokën, të hapni rrugë e ta shtroni atë, e shumë gjëra të tjera. Ai nuk e bëri Tokën të papërshtatshme për ju, që të mos përfitonit prej saj.

... dhe për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të. -

Allahu ju mundësoi rrugë nëpër tokë e mes malesh, dhe kështu mundësoi të ndërtoni lidhje mes vendeve të largëta. Njeriu mund të shkojë sot në çdo cep të botës me lehtësi. Nëpërmjet udhëtimeve, ai përfiton më shumë sesa në vendin e vet.

Ai e ka zbritur ujin prej qielli dhe me të mbijnë në çift bimë të llojeve të ndryshme." -

Allahu hedh nga qielli shiun, prej të cilit mbijnë në çift bimë të llojeve të ndryshme, me forma e karakteristika të veçanta për secilën. Është Allahu që e mundëson ujin, si furnizim e begati për ne dhe për kafshët tona. Nëse nuk do të binte shi prej qiellit, do të vdiste çdo gjallesë në tokë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë