Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 5

الرَّحْمَٰنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَىٰ 5 ٥

Bamirësi i Gjithmbarshëm (Perëndia), që sundon Arshin, (si i takon Madhërisë së Tij). (5)

Tefsiri
(Ai është)

I Gjithëmëshirshmi që qëndroi mbi Fron

(Arsh). – Froni (arsh) është krijesa më e madhe, më e gjerë dhe më e lartë që Zoti ka krijuar. Allahu u ngrit e qëndroi mbi Fron ashtu si i shkon madhështisë së Tij, ashtu si i shkon bukurisë e madhështisë së emrave dhe atributeve të Tij. Ai u ngrit në Fron dhe ashtu ushtron sundimin dhe mbretërimin e Tij absolut mbi gjithçka.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë