Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 70)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 70

فَأُلْقِيَ السَّحَرَةُ سُجَّدًا قَالُوا آمَنَّا بِرَبِّ هَارُونَ وَمُوسَىٰ 70 ٧٠

E, magjistarët (pastaj), ranë në sexhde dhe thanë: “Na besojmë në Zotin e Harunit dhe Musait”. (70)

Tefsiri

Atëherë, magjistarët u hodhën në sexhde dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e Harunit dhe të Musait.” –

Në këtë mënyrë u shfaq e qartë e vërteta dhe u shkatërrua magjia, kurthet dhe intrigat kundër së vërtetës. E gjithë kjo ndodhi para një tubimi të madh njerëzish. Nga ana tjetër, ngjarja ishte mëshirë dhe qartësim i madh për besimtarët. Ndërsa për pabesimtarët ishte dëshpërim, sepse ata nuk do të kishin më asnjë justifikim para Allahut të Madhëruar. Atëherë, Faraoni iu drejtua magjistarëve, tashmë të penduar dhe besimtarë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë