Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 85)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 85

قَالَ فَإِنَّا قَدْ فَتَنَّا قَوْمَكَ مِنْ بَعْدِكَ وَأَضَلَّهُمُ السَّامِرِيُّ 85 ٨٥

(Perëndia) tha: “Na e kemi vënë në sprovë popullin tënd – pas teje, e i humbi ata Samirija” (85)

Tefsiri

Allahu tha: “Ne e vumë në provë popullin tend kur ti nuk ishe me ta dhe Samiriu i çoi ata në humbje.” -

Ata u sprovuan me adhurimin e viçit, por e keqja ishte se ata nuk bënë durim dhe as u ruajtën prej sprovës, por bënë kufër menjëherë. Në fakt, ishte Samiriju që i devijoi dhe mashtroi. “Ai u nxori një viç me trup (të gdhendur), që pëlliste...”. Ai e bëri viçin me flori të shkrirë. Nga ky viç dilte një zë si i lopës. Ai tha: “Ky është zoti juaj dhe zoti i Musait, po ai e ka harruar”. Pra, sipas tij, Musai harroi që ky ishte zoti i tij. Kështu, bijtë e Izraelit e adhuruan viçin. Haruni (a.s) i paralajmëroi për këtë krim, por ata nuk e dëgjuan.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë