Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 88)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 88

فَأَخْرَجَ لَهُمْ عِجْلًا جَسَدًا لَهُ خُوَارٌ فَقَالُوا هَٰذَا إِلَٰهُكُمْ وَإِلَٰهُ مُوسَىٰ فَنَسِيَ 88 ٨٨

dhe nga këto (stoli të hedhura në zjarr), ai (Samirija) nxori për popull trup viçi që pëlliste, dhe ata, atëherë, thanë: “Ky është zoti juaj dhe zoti Musait, ai e ka harruar atë (e ka shkuar ta kërkojë në Tur)!” (88)

Tefsiri
Ai (Samiriju)

nxorri përpara njerëzve imazhin e një viçi me trup

(të gdhendur)

që dukej se pëlliste, e ata thanë: “Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai

(Musai)

e ka harruar”. –

Ndërkohë, ditën e mbytjes së Faraonit, Samiriju gjeti një gjurmë të të dërguarit (Xhibrilit). Nëse merrje nga dheu i saj dhe e hidhje mbi diçka pa jetë, ajo bëhej e gjallë e me jetë, si sprovë për njerëzit. Kështu, Samiriju e hodhi një grusht nga ai dhé mbi viçin, që e kishte derdhur nga ato stolitë e shkrira. Atëherë, viçi lëvizi dhe po nxirrte zë. Kur njerëzit panë këtë çudi, Samiriu tha: “Musai shkoi të kërkonte Zotin e tij, i cili është këtu, por Musai harroi”. Kjo tregon se sa të trashë dhe mendjelehtë ishin ata. Mjaftoi të shihnin këtë send të çuditshëm, që filloi të nxirrte zë, për ta besuar se ishte Zot i qiejve dhe i Tokës.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë