Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 89)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 89

أَفَلَا يَرَوْنَ أَلَّا يَرْجِعُ إِلَيْهِمْ قَوْلًا وَلَا يَمْلِكُ لَهُمْ ضَرًّا وَلَا نَفْعًا 89 ٨٩

Vallë, a nuk shohin ata, se (viçi) nuk u drejtohet atyre me asnjë fjalë dhe, nuk është në gjendje t’u sjellë atyre kurrfarë dëmi e as kurrfarë dobie. (89)

Tefsiri

A nuk e kuptonin ata se ai

(viçi)

as nuk mund t'u thoshte atyre një fjalë

(si pëgjigje),

e as mund t’u bënte as dobi e as dëm. -

A nuk e shihnin ata të mjerë se viçi nuk u kthente përgjigje dhe as mund të komunikonin me të? A nuk e shihnin se nuk bënte dot as mirë, as keq? Një send i mangët, që nuk mund të flasë e as të komunikojë dhe është i kufizuar në veprime, nuk meriton aspak që ta adhurosh. Madje, ai është më i mangët dhe më i dobët se adhuruesit e tij, të cilët flasin dhe kanë ca aftësi për të arritur diçka të dobishme ose për t’u ruajtur nga diçka e dëmshme, me mundësitë që Allahu u ka dhënë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë