Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 112)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 112

قَالَ رَبِّ احْكُمْ بِالْحَقِّ ۗ وَرَبُّنَا الرَّحْمَٰنُ الْمُسْتَعَانُ عَلَىٰ مَا تَصِفُونَ 112 ١١٢

(Muhammedi) tha: “O Zoti im, gjyko ashtu si e kanë merituar! E, Zoti ynë, Bamirës i Gjithmbarshëm, është Ai, nga i cili kërkohet ndihmë kundër atyre që ju ia mvishni Atij”. (112)

Tefsiri
Ai (Muhammedi)

tha: “O Zoti im! Gjyko me të vërtetën!” -

Gjyko me të vërtetën dhe drejtësinë Tënde mes nesh dhe popullit mohues! Allahu iu përgjigj kësaj lutjeje të Profetit dhe gjykoi mes tyre që në jetën e kësaj bote, para ahiretit. Ai e zbriti ndëshkimin e Tij mbi mohuesit që në Betejën e Bedrit, duke vijuar më pas me luftërat e ndëshkimet e tjera.

“Zoti ynë, i Gjithmëshirshmi, është Ai, prej të cilit duhet të kërkohet ndihma kundër asaj që ju trilloni.” -

Ne i lutemi dhe i mbështetemi Zotit tonë të Gjithëmëshirshëm, që të na ruajë nga gjithçka që ju planifikoni kundër nesh. Ju na kërcënoni se do të na shfarosni dhe do të zhdukni fenë tonë. Megjithatë, ne nuk kënaqemi me gjendjen tonë dhe nuk mbështetemi në forcat tona as sa një pulitje sysh, por i mbështetemi e i kërkojmë mbrojtje vetëm Allahut, që është i Gjithëmëshirshëm. Ne i lutemi dhe i kërkojmë mbrojtje vetëm Rrahmanit, në dorën e të Cilit është çdo krijesë. Ne shpresojmë që Ai t’i përgjigjet lutjes sonë, me mëshirën e Tij. Dhe Zoti e plotësoi vërtet këtë lutje. Vetëm Atij i takon lavdia, përlëvdimet dhe mirënjohja e plotë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë