Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 13)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 13

لَا تَرْكُضُوا وَارْجِعُوا إِلَىٰ مَا أُتْرِفْتُمْ فِيهِ وَمَسَاكِنِكُمْ لَعَلَّكُمْ تُسْأَلُونَ 13 ١٣

Mos ikni! Kthehuni atje, në lukset tuaja dhe në pallatet tuaja, se ju do të pyeteni”. (13)

Tefsiri

Mos ikni, po kthehuni në pasuritë dhe në banesat tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh! -

Largimi me vrap nuk ka për t’ju shpëtuar dhe as pendimi nuk ju vlen më. Nëse keni mundësi, kthehuni tani në vendet tuaja, ku dëfreheshit të shfrenuar me kënaqësitë e kësaj bote, në banesat tuaja luksoze! Kthehuni në botën tuaj, që ju mashtroi e ju bëri të harronit ahiretin! A e shihni më veten si të paprekshëm? Po kënaqësitë, që i shihnit si të pashtershme dhe madhështinë që pretendonit se ishte e pacenueshme, a i keni më tani? A mund të ktheheni më në gjendjen tuaj të mëparshme? Tashmë nuk ka mundësi kthimi dhe pendimi. Tashmë ju ka përfshirë ndëshkimi dhe urrejtja e Zotit. Tashmë ju ka lënë krenaria e lavdia e dikurshme. Tani jeni nisur drejt ndëshkimit dhe dëshpërimit, që nuk do t’ju ndahen kurrë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë