Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا خَلَقْنَا السَّمَاءَ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا لَاعِبِينَ
Na nuk kemi krijuar qiellin dhe Tokën, e ç’gjendet në mes tyre, për argëtim (Tonë). (16)
Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë mes tyre pa një qëllim. -
Allahu i Lartësuar na tregon se Ai nuk i krijoi qiejt dhe tokën pa ndonjë qëllim a dobi. Përkundrazi, Ai i krijoi ato për një të vërtetë të madhe dhe për të argumentuar se Ai është Krijuesi i Madh, Ai që me urtësinë e Tij rregullon çështjet e krijesave, i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti, i cili është Absolut në emrat dhe cilësitë e Tij. Atij i takojnë të gjitha lavdërimet e mirënjohjet. Ai është Ngadhënjimtari dhe në dorën e Tij është e gjithë Krenaria. Ai është i Vërteti në fjalët e Tij. Qiejt dhe toka dëshmojnë se profetët e Tij janë besnikë të shpalljes së Tij dhe të vërtetë në gjithçka që kanë thënë rreth Tij. Kështu, Allahu që është i Plotpushtetshëm për të krijuar qiejt dhe tokën me madhështinë dhe gjerësinë e tyre, është i Gjithfuqishëm që t’i rikthejë krijesat pas vdekjes së tyre, që çdo punëmirë të shpërblehet për mirësinë e tij dhe çdo punëlig të marrë atë që meriton prej ndëshkimit të Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë