Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 19)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 19

وَلَهُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَمَنْ عِنْدَهُ لَا يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِ وَلَا يَسْتَحْسِرُونَ 19 ١٩

Dhe Atij i përket gjithçka gjendet në qiej dhe në Tokë, e ata që janë tek ai (engjëjt), nuk ngurrojnë për të adhuruar Atë, duke mos ndier lodhje, (19)

Tefsiri

Atij i përket çdo gjë që është në qiej e në Tokë! -

Allahu i Madhëruar na tregon se në dorën e Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës. Gjithçka është pronë e Allahut dhe e nënshtruar ndaj Tij. Atëherë, si është e mundur që dikush të adhurojë diçka tjetër veç Allahut dhe të pretendojë se ndonjë nga krijesat është bir i Allahut?! I pastër nga çdo e metë dhe i lartësuar qoftë Allahu, Mbreti i Madhëruar, para të cilit janë nënshtruar të gjithë dhe para të cilit çdo e vështirë është e thjeshtë. Atë e kanë frikë melekët më të afërt dhe të gjithë i janë nënshtruar ta adhurojnë të përulur, me përgjërim e pandërprerë.

Ata që janë pranë Tij nuk tregohen kryeneçë duke e lënë adhurimin e Tij dhe as nuk lodhen. –

Melekët, që janë pranë Allahut, kurrë nuk velen dhe as lodhen nga adhurimet që i përkushtojnë Atij, sepse ata e duan jashtëzakonisht adhurimin e Tij. Ata e duan shumë Allahun dhe trupi i tyre është i fortë në adhurim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë