Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 26)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 26

وَقَالُوا اتَّخَذَ الرَّحْمَٰنُ وَلَدًا ۗ سُبْحَانَهُ ۚ بَلْ عِبَادٌ مُكْرَمُونَ 26 ٢٦

Dhe ata thonë: “Mëshiruesi ka marrë për Vete fëmijë”. – I pastër është Ai – Jo, ata (engjëjt) janë robër të ndershëm. (26)

Tefsiri

Ata thonë se i Gjithëmëshirshmi ka fëmijë! I lartësuar qoftë Ai! Jo, ata janë veçse rob adhurues të nderuar. -

Allahu i Madhëruar na tregon rreth mendjelehtësisë së idhujtarëve, të cilët nuk i besojnë profetët e Tij. Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë! Jo vetëm që mohojnë profetët dhe mesazhin e tyre të përbashkët, por shpifin dhe trillojnë gjëra të paqena për Zotin. Thonë se Zoti ka bir dhe se melekët janë bijat e Zotit. I lartësuar dhe i lavdëruar qoftë Allahu nga trillimet e tyre të ulta! Allahu na tregon melekët se janë rob të nënshtruar dhe të përulur të Tij. Ata nuk kanë asnjë llojpushteti në dorën e tyre. Ata janë rob të nderuar, që Zoti i ka dalluar me bujarinë dhe mëshirën e Tij. Ai i ka pastruar dhe ruajtur melekët nga mangësitë. Ata janë në gradë shumë të lartë të edukatës me Allahun dhe në zbatimin e urdhrave të Tij. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë