Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَوَلَمْ يَرَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَنَّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ كَانَتَا رَتْقًا فَفَتَقْنَاهُمَا ۖ وَجَعَلْنَا مِنَ الْمَاءِ كُلَّ شَيْءٍ حَيٍّ ۖ أَفَلَا يُؤْمِنُونَ
A nuk e dinë mohuesit, se qiejt dhe Toka kanë qenë një tërësi, e Ne i kemi ndarë ato; e nga uji Ne kemi krijuar çdo gjë (të gjitha gjallesat)? Dhe vallë, nuk po besojnë ata? (30)
A nuk e dinë jobesimtarët se qiejt e Toka ishin bashkë
(si një e tërë), pastaj Ne i ndamë dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjallese? -
Allahu i Madhëruar i fton ata që e mohojnë me forcë, që t’i nënshtrohen për të adhuruar vetëm Atë me sinqeritet dhe që të meditojnë mbi faktet e shumta që Ai ka vendosur në qiej dhe në tokë. I gjithë ky krijim tregon qartë, për ata që kanë sy të shohin, se Allahu është Zoti i Lavdëruar, i Adhuruari i Vetëm. Allahu i Madhëruar u ka mundësuar njerëzve që ta shohin qiellin, i cili është si një i tërë e i mbyllur, në të cilin nuk ka asnjë re dhe nga i cili nuk duket se do të dalë shi. Edhe tokën e ka përshkruar si “ratkan”, që do të thotë se ajo është e vdekur, e thatë, e shkretë dhe nuk duket se do të dalë bimësi prej saj. Pastaj - thotë Ai - qiellin e mbush me shi, ndërsa tokën e çan me bimësi. A nuk është Allahu Ai që nxjerr re në qiell kur ai është i kthjellët e krejt i pastër? A nuk është Zoti Ai që lëshon aq shumë shi, ku ndoshta pak më parë nuk shihej asgjë në qiell, madje ai dukej si diçka e mbyllur e vulosur, nga i cili nuk mund të dilte asgjë?! Allahu e lëshon shiun në një tokë të vdekur e të thatë, anët e së cilës janë pluhurosur dhe ku uji është zhdukur e tharë me kohë. Kur shiu bie mbi të, toka hapet dhe gjallërohet me bimësi. Ajo mbushet me lloj-lloj bimësh në çift. A nuk tregojnë të gjitha këto se Allahu është i Vërteti dhe se çdo gjë tjetër që njerëzit adhurojnë, është e kotë? A nuk tregon kjo se Allahu i Madhëruar do t’i ringjallë të vdekurit dhe se Ai është i Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë? Prandaj Ai fton te besimi i vërtetë kur thotë:Atëherë a nuk do të besojnë? -
Nuk po kthejnë rrugë dhe të besojnë me një iman të saktë, të sigurt dhe të pastër nga shirku?Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë