Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا جَعَلْنَا لِبَشَرٍ مِنْ قَبْلِكَ الْخُلْدَ ۖ أَفَإِنْ مِتَّ فَهُمُ الْخَالِدُونَ
Dhe, Na, para teje, askë nuk e kemi bërë të pavdekshëm, e nëse ti vdes; a do të mbesin ata gjallë? (34)
Ne, askujt
(prej njerëzve)para teje nuk i dhamë përjetësinë
(o Muhamed). Atëherë nëse ti vdes mos vallë ata do të jetojnë përgjithmonë? -
Armiqtë e Profetit prisnin me padurim vdekjen e Profetit (a.s) dhe thoshin: “Ai është veçse një poet, prandaj po presim derisa vdekja ta zhdukë!”.” [Tur 30]. Dhe Allahu i Madhëruar u tregon se kjo është diçka që ka ndodhur edhe më parë. Asnjë njeri nuk është i pavdekshëm. Allahu i thotë Profetit (a.s.): “Nëse vdes, ta dish se kështu ka ndodhur me profetët para teje dhe me të gjithë të tjerët. Po ata që presin me padurim vdekjen tënde, mos vallë do të jenë të përjetshëm?”Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë