Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 38)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 38

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا الْوَعْدُ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ 38 ٣٨

Dhe ata thonë: “Kur do të realizohet ky premtim, nëse flitni të vërtetën?” (38)

Tefsiri

Ata thonë: “Kur do të jetë ai premtim

(me dënim)

, nëse thoni të vërtetën?” -

Kështu flasin mohuesit të zhytur në vetëmashtrimin dhe çoroditjen e tyre. Ata i thanë këto fjalë duke treguar mosbesimin e tyre, sepse ende nuk kishte zbritur dënimi i Zotit. Por nuk e dinë të mjerët se sa e tmershme dhe e shëmtuar do të jetë gjendja e tyre, kur ata t’i mbulojë ndëshkimi i Zotit:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë