Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ مَنْ يَكْلَؤُكُمْ بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ مِنَ الرَّحْمَٰنِ ۗ بَلْ هُمْ عَنْ ذِكْرِ رَبِّهِمْ مُعْرِضُونَ
Kush do t’ju ruajë natën dhe ditën (nga dënimi) i Perëndisë, Mëshirues. Jo, askush! E, megjithatë, ata shmangën nga të përmendurit Zotin e tyre (Kur’anin). (42)
Thuaj: “Kush ju mbron ju gjatë natës dhe ditës prej
(Dënimit të)të Gjithmëshirshmit?” -
Kush ju ruan dhe kujdeset për ju gjatë natës, kur jeni në gjumë në shtratin tuaj dhe nuk ndieni e nuk dini asgjë? Po gjatë ditës, kur shpërndaheni për veprat tuaja të zhytur në pakujdesi? A nuk është Rahmani Ai që kujdeset për ju dhe ju ruan e mbron në çdo kohë dhe gjendje? A ka ndonjë tjetër që kujdeset për ju?! Jo, nuk ka mbrojtës tjetër veç Tij.Megjithatë, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre. -
Prandaj i bëjnë shokë Atij. Nëse do të përkushtoheshin në adhurimin dhe kujtimin e Zotit të tyre dhe do të dëgjonin këshillat e porositë e Tij, do të gjenin rrugën e drejtë dhe do t’u jepej sukses për çdo të mirë e mbarësi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë