Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ لَقَدْ كُنْتُمْ أَنْتُمْ وَآبَاؤُكُمْ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ
(Ibrahimi) tha: “Me të vërtetë, ju (si) dhe baballarët tuaj jeni në humbje të qartë”. (54)
Atëherë, ai u tha: “Ju dhe të parët tuaj keni qenë të humbur.” -
Humbja ku jeni zhytur është e dukshme dhe fare e kuptueshme. E ku ka humbje më të qartë sesa idhujtaria dhe lënia e teuhidit? Kur thoni se ndiqni të parët tuaj, nuk vlen aspak si argument, sepse të gjithë së bashku, ju dhe ata që ju pasoni, jeni në humbje të qartë e të sigurt. Kjo është shumë e qartë për cilindo që shikon veprat dhe gjendjen tuaj. Por populli i Ibrahimit duke shprehur çudinë, por edhe revoltimin kundrejt fjalëve të tij fyese në adresë të tyre dhe të të parëve të tyre, tha:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë