Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَجَعَلَهُمْ جُذَاذًا إِلَّا كَبِيرًا لَهُمْ لَعَلَّهُمْ إِلَيْهِ يَرْجِعُونَ
Dhe, i bëri ata copacopa, përpos idhullit të tyre më të madh. Ndoshta ata do t’i drejtohen atij. (58)
Dhe i bëri ato copë e çikë, përveç idhullit të tyre më të madh, që ata t’i drejtoheshin atij. –
Vini re se si Allahu tha: “përveç idhullit të tyre më të madh”. Kjo është një përzgjedhje e kujdesshme fjalësh. Çdo gjë që është e urryer nga Zoti nuk përshkruhet me fjalë të bukura, prandaj këtu nuk thotë: “përveç idhullit të madh”, por “përveç idhullit të tyre më të madh.” Edhe Profeti (a.s), kur u drejtohej mbretërve të kohës, thoshte: “Të madhit të persianëve” ose “Të madhit të romakëve”. Kjo është një çështje delikate, që tregon se duhet të kesh shumë kujdes që të mos madhërosh atë që e ka poshtëruar Allahu, por të përzgjedhësh fjalët me kujdes e vëmendje të madhe. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: “...që ata t’i drejtoheshin atij.” Pra, Ibrahimi e la atë idhull, që e quanin më të madhin, që ata ta pyesnin e t’i kërkonin ndihmë. Kështu, ata do të fillonin të arsyetonin drejt dhe të kuptonin mirë argumentet që Ibrahimi u kishte dhënë. Prandaj, në një moment reflektimi, më pas ata do të thoshin: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë”. Sidoqoftë, kur ata panë se çfarë u kishte ndodhur idhujve të tyre, thanë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë