Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالُوا فَأْتُوا بِهِ عَلَىٰ أَعْيُنِ النَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَشْهَدُونَ
Thanë ata: “Silleni atë para botës (njerëzve), që ata të dëshmojnë (kundër tij). (61)
“Atëherë, - thanë ata, - silleni atë këtu në sy të njerëzve, që ta shohin të gjithë!” -
Pasi u bindën se ishte Ibrahimi ai që e kishte kryer atë vepër, vendosën ta nxirrnin Ibrahimin para të gjithë popullit, që ta shihnin se si do të ndëshkohej ai dhe çdokush që do të guxonte të përdhoste e përçmonte idhujt e tyre. Por, në fakt, pikërisht këtë donte Ibrahimi. Ai donte që të fliste hapur para të gjithë njerëzve, që t’ua qartësonte të vërtetën dhe ata të mos kishin më asnjë justifikim para Zotit. Kjo ishte njëlloj siç veproi Musai kur i tha Faraonit në lidhje me magjistarët: “Koha e caktuar le të jetë dita e festës, kur njerëzit të mblidhen paradite.” [Ta Ha 59]. Kështu, kur u mblodhën të gjithë njerëzit, ata e nxorën Ibrahimin përpara dhe thanë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë