Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 72)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 72

وَوَهَبْنَا لَهُ إِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ نَافِلَةً ۖ وَكُلًّا جَعَلْنَا صَالِحِينَ 72 ٧٢

Na, ia kemi dhuruar atij Is’hakun, dhe Jakubin si dhunti, dhe, të gjithë i kemi bërë të mirë. (72)

Tefsiri

Ne i falëm atij Is’hakun dhe më pas edhe Jakubin, si dhuratë. -

Pasi Ibrahimi u distancua nga populli i tij, Allahu i Madhëruar i dhuroi si fëmijë Is’hakun, i cili më vonë u bë babai i profetit Jakub. Këta ia dhuroi pasi Ibrahimi ishte plakur, ndërsa gruaja e tij Sara ishte beronjë. Melekët e përgëzuan se Zoti do t’i dhuronte Is’hakun, dhe pas Is’hakut, do t’i dhurojë Jakubin (djali i Is’hakut). Jakubi është Israili, nga i cili do të rridhte një popull i madh (bijtë e Izraelit). Ndërsa nga Ismaili, që ishte djali i madh dhe i parë i Ibrahimit, do të rridhte populli i nderuar nga Zoti, populli arab, nga i cili do të dilte zotëria i gjithë bijve të Ademit, Muhamedi (a.s). Allahu thotë:

Që të gjithë i bëmë të mirë. -

Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin i bëmë të mirë. Ata i zbatonin me përpikmëri porositë dhe detyrimet ndaj Zotit, por edhe detyrimet ndaj krijesave.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë