Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 79)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 79

فَفَهَّمْنَاهَا سُلَيْمَانَ ۚ وَكُلًّا آتَيْنَا حُكْمًا وَعِلْمًا ۚ وَسَخَّرْنَا مَعَ دَاوُودَ الْجِبَالَ يُسَبِّحْنَ وَالطَّيْرَ ۚ وَكُنَّا فَاعِلِينَ 79 ٧٩

E, Na, ia mësuam Sulejmanit gjykimin dhe dyve u dhamë mençuri e dijeni. Na kemi nënshtruar malet dhe shpendët që bashkë me Dautin ta lavdërojnë Perëndinë, këtë, Ne kemi fuqi ta bëjmë. (79)

Tefsiri

Ne ia mundësuam Sulejmanit të kuptonte

(përgjigjen e saktë)

për çështjen. -

Në këtë çështje, Allahu i mundësoi Sulejmanit të jepte një gjykim më të drejtë. Kjo nuk do të thotë që Allahu nuk i kishte dhënë edhe Daudit urtësi për çështje të tjera, prandaj duke i lëvduar të dy, at e bir, thotë:

Secilit

(prej tyre)

u patëm dhënë urtësi e dituri. -

Kjo tregon, gjithashtu, se gjykatësi mund t’ia qëllojë së drejtës në gjykimin e tij, por mund edhe të gabojë. E rëndësishme është që ai të bëjë çdo gjë të mundshme për të vërtetën dhe drejtësinë. Më pas, Allahu i Madhëruar tregon edhe veçoritë e secilit prej tyre:

Ne bëmë që malet dhe shpendët të Na madhërojnë

(bëjnë tesbih)

së bashku me Daudin. Ishim Ne që i bëmë

(të gjitha këto). - Daudi ishte ndër më të përkushtuarit në adhurim, sidomos në drejtim të tesbih-ut, lavdërimit dhe madhërimit të Allahut, i Cili i kishte dhuruar një zë të mrekullueshëm. Zëri i tij ishte i pashembullt, aq sa kur ai i bënte tesbih Zotit, së bashku me të bënin tesbih malet e heshtura dhe zogjtë në qiell. Kjo ishte një dhunti e madhe nga Zoti, i Cili thotë: “Ne kemi mundësi dhe e bëmë”. Pra, ishte Allahu Ai që ia dhuroi dhe e bëri të ishte i tillë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë