Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 82)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 82

وَمِنَ الشَّيَاطِينِ مَنْ يَغُوصُونَ لَهُ وَيَعْمَلُونَ عَمَلًا دُونَ ذَٰلِكَ ۖ وَكُنَّا لَهُمْ حَافِظِينَ 82 ٨٢

dhe, (ia nënshtruam atij) disa nga djajtë që u zhytnin në det për të dhe bënin edhe punë të tjera, dhe Na i ruanim ata, (82)

Tefsiri

Disa nga shejtanët zhyteshin për të

(në thellësi të ujërave)

dhe bënin edhe punë të tjera për të. -

Edhe kjo ishte një nga veçoritë e Sulejmanit. Allahu i Madhëruar i vuri shejtanët dhe xhindët ifritë nën kontrollin e Sulejmanit. Ai i kishte detyruar shejtanët dhe xhindët që të bënin për të punë, që askush tjetër nuk mund t’i bënte. Disa prej tyre zhyteshin në det për të nxjerrë smeralde, korale, diamante dhe shumë thesare të tjera. Disa të tjerë bënin për Sulejmanin faltore, skulptura, vaska të mëdha si oaze dhe kazanë të mëdhenj e të palëvizshëm.” [Sebe 13]. Një grup prej tyre, Sulejmani e detyroi për të ndërtuar faltoren në Palestinë, pra, xhaminë Aksa. Ata ia kishin aq shumë frikën, saqë edhe kur ai vdiq, ata vazhduan të punonin edhe një vit tjetër pas tij, derisa u siguruan se Sulejmani kishte vdekur.

Dhe ishim Ne që i ruanim ata

(të mos shmangeshin). - Ata nuk kishin mundësi që të refuzonin e të mos i bindeshin Sulejmanit. Ishte Allahu që i mbante ata të nënshtruar me forcën, pushtetin dhe sundimin e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë