Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 92)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 92

إِنَّ هَٰذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاعْبُدُونِ 92 ٩٢

Me të vërtetë, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua! (92)

Tefsiri
Pasi përmendi profetët (a.s), Allahu i Madhëruar u drejtohet njerëzve, duke u thënë:

Kjo është féja juaj, e vetmja fé... -

Të gjithë këta profetë që u përmendën janë udhëheqësit tuaj, pas të cilëve ju duhet të ecni dhe të ndriçoheni. Të gjithë ata kishin besim dhe fe të njëjtë. Ata ftuan në të njëjtën rrugë dhe në një Zot të vetëm.

... dhe Unë jam Zoti juaj. -

Allahu është Krijuesi ynë dhe Ai që kujdeset dhe rregullon çështjet tona të jetës, fesë dhe besimit. Le ta kujtojnë njerëzit këtë fakt. Zoti është Një i vetëm dhe rruga ku ftuan profetët është e njëjta: adhurimi i një Zoti të vetëm e të pashoq përmes të gjitha llojeve të adhurimeve të sjella përmes shpalljeve e profetëve të Tij. Atëherë, kuptojeni, o njerëz, se detyra juaj është që të përkushtoheni në adhurimin e Zotit tuaj!

Pra, vetëm Mua më adhuroni! -

Duke qenë se realiteti është siç u përmend më sipër, atëherë për ju është detyrë adhurimi i Zotit e nënshtrimi ndaj Tij. Pas kësaj porosie, njerëzit duhet të bashkoheshin rreth këtij urdhri dhe nuk duhet të përçaheshin, por armiqësia dhe kalimi i kufijve u bënë atribute të tyre. Kështu, ata u përçanë e u copëtuan në grupacione e fraksione:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë