Sureja El-Enbija (Profetët — الأنبياء) (Ajet 97)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




21 El-Enbija(الأنبياء), Ajet 97

وَاقْتَرَبَ الْوَعْدُ الْحَقُّ فَإِذَا هِيَ شَاخِصَةٌ أَبْصَارُ الَّذِينَ كَفَرُوا يَا وَيْلَنَا قَدْ كُنَّا فِي غَفْلَةٍ مِنْ هَٰذَا بَلْ كُنَّا ظَالِمِينَ 97 ٩٧

dhe të afrohet premtimi i vërtet, në atë çast – shikimet e atyre që nuk kanë besuar, do të zgurdullohen, (e thonë): “Kuku për ne! na kemi qenë të pakujdesshëm ndaj kësaj. Jo, por ne – vetes i kemi bërë zullum”. (97)

Tefsiri

Kur të jetë shumë afër premtimi i vërtetë, sytë e jobesimtarëve do të ngrijnë: ... -

Është afruar koha e plotësimit të premtimit për Kijametin. Ky është një premtim i vërtetë dhe i pakthyeshëm. Atë ditë, sytë e mohuesve do të zgurdullohen nga tmerri i ngjarjeve që përjetojnë, si dhe nga poshtërsitë që kanë bërë, të cilat do të dalin para Allahut. Ata të mjerë do të luten që të shkatërrohen e zhduken, duke shfaqur pendimin dhe dëshpërimin e tyre të madh për atë që tashmë nuk kthehet më:

Të mjerët ne! Ne vërtet kemi qenë të shkujdesur për këtë. -

Ne ishim të painteresuar për këtë ditë të madhe dhe ishim zhytur tërësisht në kënaqësitë e jetës, derisa vdekja na erdhi befas. Kurse tani po vuajmë tmerrin e kësaj dite. Nëse do të vdiste ndonjë nga dëshpërimi dhe pendimi, do të ishin ata.

Madje, është e vërtetë se ne ishim keqbërës të mëdhenj. -

Ata do të pranojnë se kanë bërë padrejtësi dhe se Allahu është i drejtë me dënimin e tyre. Në atë kohë do të urdhërohet që ata të flaken në zjarr, së bashku me idhujt e tyre. Allahu i Madhëruar thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë