Sureja El-Haxh (Haxhi — الحج) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




22 El-Haxh(الحج), Ajet 12

يَدْعُو مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُ وَمَا لَا يَنْفَعُهُ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الضَّلَالُ الْبَعِيدُ 12 ١٢

(Të atillët) i luten, pos Perëndisë, edhe atyreve, të cilët nuk mund t’u sjellin ndonjë dëm, e as nuk mund t’u sjellin ndonjë dobi. Kjo, me të vërtetë, është devijim i madh; (12)

Tefsiri

Në vend të Allahut, ata u luten atyre që nuk mund t’u bëjnë as dëm e as dobi. Kjo është humbja e qartë. -

Ata të mjerë nuk i luten Zotit, por çdo gjëje tjetër që nuk mund t’u sjellë as dëm e as dobi. Ky është përshkrimi i çdo gjëje që të paditurit lusin dhe e adhurojnë veç Allahut. Idhujt nuk bëjnë dot as mirë e as keq, as për veten e vet dhe as për të tjerët. Kjo është humbja më e thellë. Ata i kanë kthyer shpinën adhurimit të Allahut, që ka në dorë të bëjë mirë dhe keq. Ai është i Pasuri, që i dhuron të gjitha pasuritë. Të mjerët e lënë adhurimin e të Plotpushtetshmit dhe i kushtohen adhurimit të të dobtëve, që nuk kanë asgjë në dorë. Madje, shpresat dhe lutjet e tyre ua rëndojnë më shumë gjendjen, siç thotë Allahu i Lartësuar:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë