Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ اللَّهَ يُدْخِلُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَفْعَلُ مَا يُرِيدُ
Me të vërtetë, Perëndia, i shpie ata, që besojnë dhe punojnë vepra të mira – në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Me të vërtetë, Perëndia punon çka të dojë. (14)
Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, sigurisht Allahu do t’i çojë në xhenete, nëpër cilët rrjedhin lumenj. -
Më lart, Allahu i Madhëruar tregoi se ata që polemizojnë kundër të vërtetës janë dy llojesh: pasues të verbër dhe udhëheqës që ftojnë në humbje. Pastaj tregoi se edhe ata që cilësohen me iman janë gjithashtu dy llojesh. Te njëri grup, imani ende nuk ka hyrë në zemrat e tyre, ashtu sikurse e përmendëm më parë. Grupi i dytë, të cilët përmenden në këtë ajet, janë besimtarët e vërtetë. Ata e vërtetojnë imanin në zemër me veprat e mira. Allahu i Madhëruar na tregon se këta do t’i fusë në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. El Xhennedo të thotë diçka e fshehur nga shikimet. Xheneti është quajtur i tillë, sepse ka shumë kështjella, pemë e bimësi, të cilat mbajnë brenda banorët e lumtur.Allahu bën gjithçka që dëshiron. -
Nëse dëshiron diçka, Ai e bën dhe asgjë nuk mund ta pengojë, ta ndalojë ose ta kundërshtojë. Ndër ato gjëra që Zoti i dëshiron është futja e besimtarëve në Xhenetin e Tij. Allahu na bëftë prej tyre, me mirësinë dhe bujarinë e Tij!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë