Sureja El-Haxh (Haxhi — الحج) (Ajet 16)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




22 El-Haxh(الحج), Ajet 16

وَكَذَٰلِكَ أَنْزَلْنَاهُ آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ وَأَنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَنْ يُرِيدُ 16 ١٦

Dhe, kështu, Na, ia kemi shpallur atij argumentet e qarta (Kur’anin) dhe Perëndia, me të vërtetë, e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. (16)

Tefsiri

Kështu Ne kemi zbritur argumente të qarta, dhe Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai dëshiron. -

Allahu na sqaron çdo çështje në Kur'an dhe bën që ajetet e tij të jenë të qarta e shumë të kuptueshme. Ato i tregojnë njeriut të gjitha qëllimet më të larta dhe çështjet e dobishme. Por gjithmonë të kujtoni një fakt shumë të rëndësishëm: udhëzimi është në dorë të Zotit. Atë që Zoti dëshiron ta udhëzojë, ai do të mund ta gjejë udhëzimin nëpërmjet këtij Kur'ani dhe ky libër do të jetë udhërrëfyesi, ndihma dhe drita e tij me të cilën ai bën përpara. Kurse ai të cilin Allahu nuk do ta udhëzojë, ai nuk ka për të besuar, edhe sikur t’i vijë çdo shenjë e argument që e kërkon. Atij nuk i bën dobi Kur'ani, madje ky libër do të jetë argument kundër këtij personi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë