Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يَسْجُدُ لَهُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَمَنْ فِي الْأَرْضِ وَالشَّمْسُ وَالْقَمَرُ وَالنُّجُومُ وَالْجِبَالُ وَالشَّجَرُ وَالدَّوَابُّ وَكَثِيرٌ مِنَ النَّاسِ ۖ وَكَثِيرٌ حَقَّ عَلَيْهِ الْعَذَابُ ۗ وَمَنْ يُهِنِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ مُكْرِمٍ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَفْعَلُ مَا يَشَاءُ ۩
A nuk po sheh ti, se, me të vërtetë, Perëndisë i bëjnë sexhde: ata që gjenden në qiej dhe ata që gjenden në Tokë, edhe Dielli edhe hëna, edhe yjët, edhe malet, edhe drunjtë edhe shtazët dhe shumë nga njerëzit, por shumë (njerëz) meritojnë dënimin. E, kë ta poshtërojë Perëndia, atë askush nuk mund ta bëjë të nderuar. Perëndia, me të vërtetë, punon çka të dojë. (18)
A nuk e shikon ti se Allahut i nënshtrohet
(i bën sexhde)gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në Tokë; Dielli, Hëna, yjet, kodrat, drurët, kafshët dhe një numër i madh njerëzish? Por, janë shumë prej tyre që e meritojnë dënimin. Atë që e poshtëron Allahu askush nuk mund ta nderojë. Allahu bën atë që dëshiron. -A nuk di, o Profet, se Allahut i bie në sexhde dhe i është nënshtruar çdo gjë që është në qiell dhe në tokë? Melekët dhe krijesat më të mëdha, si dielli, hëna, yjet, malet, pemët dhe kafshët janë të përulur dhe të nënshtruar ndaj Tij. Ky lloj nënshtrimi është i përgjithshëm dhe asnjë krijesë nuk bën përjashtim në këtë aspekt. Por Allahut i përulen me vullnet të lirë edhe shumë njerëz besimtarë. Nga ana tjetër, për shumë njerëz është bërë i meritueshëm ndëshkimi. Ata do të jenë të poshtëruar, dhe atë që Allahu e poshtëron, nuk ka për ta nderuar kush. Allahu bën çfarë dëshiron me krijesat, sipas urtësisë së Tij. Marrë nga Tefsir el Mujeser.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë