Sureja El-Haxh (Haxhi — الحج) (Ajet 23)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




22 El-Haxh(الحج), Ajet 23

إِنَّ اللَّهَ يُدْخِلُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ يُحَلَّوْنَ فِيهَا مِنْ أَسَاوِرَ مِنْ ذَهَبٍ وَلُؤْلُؤًا ۖ وَلِبَاسُهُمْ فِيهَا حَرِيرٌ 23 ٢٣

Me të vërtetë, Perëndia, i shpie ata, që besojnë dhe punojnë vepra të mira – në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata, do të stolisen me bylyzykë të artë dhe inxhi, e rrobat e tyre në të (xhennet), do të jenë prej mëndafshi. (23)

Tefsiri

Allahu i vendos në Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ata që besuan dhe bënë vepra të mira. -

Është e ditur se ky përshkrim u shkon për shtat veçse muslimanëve dhe askujt tjetër. Vetëm muslimanët i kanë besuar të gjithë librat e shpallur nga Zoti dhe të gjithë profetët e dërguar nga Ai. Duke treguar kënaqësitë e tyre, Zoti thotë:

Aty do të stolisen me byzylykë të artë e me margaritarë dhe veshjet e tyre do të jenë të mëndafshta. -

Atyre u vendosen nëpër duar stoli e zbukurime. Zbukurimet e arta atje u vendosen edhe burrave edhe grave. Madje, Allahu i Lavdëruar thotë: “...dhe veshjet e tyre do të jenë të mëndafshta.”. Kënaqësitë e tyre do të jenë të plota dhe ata do të shijojnë çdo lloj ushqimi të mirë e të shijshëm që u vjen në lloje të shumta dhe të ndryshme. Për këtë tregon fjala ‘xhenat’, e cila është në numrin shumës. Edhe lumenjtë që rrjedhin atje janë me ujë të kulluar, me qumësht, me mjaltë dhe me pije të shijshme. Në fund përmenden edhe llojet e shumta të veshjeve dhe stolive të rralla dhe shumë të bukura. Të gjitha këto iu jepen sepse:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë