Sureja El-Haxh (Haxhi — الحج) (Ajet 34)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




22 El-Haxh(الحج), Ajet 34

وَلِكُلِّ أُمَّةٍ جَعَلْنَا مَنْسَكًا لِيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ عَلَىٰ مَا رَزَقَهُمْ مِنْ بَهِيمَةِ الْأَنْعَامِ ۗ فَإِلَٰهُكُمْ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ فَلَهُ أَسْلِمُوا ۗ وَبَشِّرِ الْمُخْبِتِينَ 34 ٣٤

Për çdo popull (fetar), Na kemi caktuar vend të therrjes së kurbanit, që të përmendin emrin e Perëndisë (kur therrin kafshën), të cilën ua ka dhuruar Ai. Zoti juaj është një Zot, dhe Atij përuljuni (bëhuni muslimanë) dhe sihariqojë të përulurit, (34)

Tefsiri

Ne i kemi caktuar çdo populli vendin e kurbaneve, që ta përmendin emrin e Allahut, që i furnizoi me kafshë. -

Për të gjithë popujt e shkuar kemi bërë një vend adhurimi e kurbanesh, prandaj nxitoni dhe garoni në punë të mira! Allahu i Madhëruar i bëri këto vende adhurimi, me qëllim që besimtarët ta kujtojnë dhe ta adhurojnë Atë, si edhe që t’i shprehin Atij mirënjohjen. Ato u bënë që njerëzit të kujtojnë Zotin dhe që të nxisin tek ata mirënjohjen për Atë. Kjo është arsyeja që, duke përmendur urtësinë e caktimit të këtyre vendadhurimeve, Zoti thotë:

Zoti juaj është një Zot i Vetëm

(që meriton të adhurohet)

,... -

Megjithëse ligjet ndryshojnë, thelbi i mesazhit të të gjitha shpalljeve ka qenë: “Zoti juaj është një Zot i Vetëm (që meriton të adhurohet)” Askush nuk e ka thyer këtë themel të pandryshueshëm. Allahu është i vetmi i adhuruar me meritë. Të gjitha adhurimet i duhen përkushtuar vetëm Allahut e askujt tjetër. Duhet hequr dorë nga çdo lloj idhujtarie, prandaj Allahu i Madhëruar thotë:

... ndaj vetëm Atij dorëzojuni! -

Vetëm Atij nënshtrojuni dhe vetëm Atij dorëzojuni, dhe askujt tjetër! Vetëm duke iu dorëzuar Atij, për të jetuar sipas Islamit, njeriu ka gjetur rrugën drejt vendit të paqes. Ata që e bëjnë këtë meritojnë përgëzimet dhe lajmin e mirë nga Zoti:

Dhe përgëzoji të bindurit! -

Përgëzoji "të bindurit" me të gjithë të mirat në të dyja jetët. El muħbit quhet ai që i është nënshtruar Zotit të tij, që i është dorëzuar urdhrave të Tij dhe është modest dhe i dashur me njerëzit dhe robërit e Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë