Sureja El-Haxh (Haxhi — الحج) (Ajet 36)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




22 El-Haxh(الحج), Ajet 36

وَالْبُدْنَ جَعَلْنَاهَا لَكُمْ مِنْ شَعَائِرِ اللَّهِ لَكُمْ فِيهَا خَيْرٌ ۖ فَاذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهَا صَوَافَّ ۖ فَإِذَا وَجَبَتْ جُنُوبُهَا فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْقَانِعَ وَالْمُعْتَرَّ ۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرْنَاهَا لَكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ 36 ٣٦

Dhe (therrjen) e deves e kemi bërë për ju (njërën) nga dispozitat e Perëndisë, dhe ju keni dobi nga ato; andaj, përmendeni emrin e Perëndisë mbi ato (gjatë therrjes), duke u radhitur në këmbë, e kur të bien në tokë (pasi t’i therrni), hani nga to, dhe ushqeni edhe atë që nuk lypë, edhe atë që lypë; kështu i mei nënshtruar Ne ato për ju, për t’u bërë ju falenderues. (36)

Tefsiri

Edhe devetë për kurban jua kemi bërë prej simboleve të

(fesë së)

Allahut... -

Kjo tregon se fjala “sheâirullâh”– “simbolet e Allahut” është një term gjithëpërfshirës, që ngërthen të gjitha ato rite fetare që kryhen haptaz. I tillë është edhe kurbani për hir të Allahut. Më lart u tha se madhërimi dhe respektimi i simboleve të Allahut është tregues i devotshmërisë e pastërtisë së zemrës. Në këtë ajet përmenden si pjesë e simboleve të Allahut devetë dhe gjedhët që veçohen për kurban, sipas një mendimi. Këto kafshë trajtohen me kujdes të veçantë dhe ushqehen mirë, për t’u majmur, si madhërim për Allahun, të cilit do t’i kushtohen si kurbane.

... e ju keni shumë dobi prej tyre. -

Të gjithë përfitojnë, si dhuruesi, ashtu edhe përfituesi i kurbanit. Ata përfitojnë nga sevapet e kënaqësia e Allahut, nga mishi që e hanë vetë, si dhe ngaqë kënaqin zemrat e njerëzve dhe të nevojtarëve.

Prandaj përmendeni emrin e Allahut kur ato janë në këmbë

(gati për kurban)... – Kur të therni bagëtitë, thoni në momentin e therjes: Bismilah! Kur janë bagëti të mëdha (si devetë dhe lopët), ato fillimisht qëndrojnë në këmbë, pastaj u lidhet këmba e djathtë para, që të ulen poshtë, dhe pastaj theret sipas mënyrës islame.

... dhe kur të shtrihen në tokë

(pas therrjes). - Pasi kafsha shtrihet përtokë dhe i ripet lëkura, atëherë mund të hahet.

Hani prej tyre... -

Kjo fjalë i drejtohet atij që e bën kurbanin. Pra, i lejohet pronarit të kurbanit që të hajë prej kurbanit të vet. Pastaj:

... dhe jepini nevojtarit dhe atij që lyp! -

Ushqeni të varfërin, i cili nuk lyp për shkak të turpit dhe vetëpërmbajtjes, por ushqeni edhe të varfërit që lypin. Pra, të dy llojet e të varfërve kanë pjesën e tyre në kurban.

Ja, kështu, jua vumë kafshët në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës. -

Është Allahu i Madhëruar Ai që jua mundësoi këtë begati për kurban, që ju të jeni mirënjohës. Allahu i nënshtroi ato kafshë për ju, për t’ju treguar mëshirën e bamirësinë e Tij ndaj jush. Atëherë, lavdërojeni dhe tregojini Atij mirënjohjen tuaj!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë