Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَكَأَيِّنْ مِنْ قَرْيَةٍ أَمْلَيْتُ لَهَا وَهِيَ ظَالِمَةٌ ثُمَّ أَخَذْتُهَا وَإِلَيَّ الْمَصِيرُ
Sa e sa vendbanime, të cilave u kam shtyer Unë dënimin duke qenë ata zullumqarë – e prapëseprapë i kam dënuar. E, tek Unë kthehet çdo gjë. (48)
Sa e sa popuj që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë. -
Edhe pse shumë popuj e teprojnë me poshtërsi e gjynahe, Allahu i Madhëruar nuk nxitohet në ndëshkimin e tyre, pa u lënë një afat. Por kur ata përmbushin afatin e tyre, Zoti i ndëshkon ashtu si e meritojnë.Por, në fund unë i dënova ato. Tek Unë është përfundimi
(i të gjithëve). - Me gjithë ndëshkimin e tyre në këtë jetë, ata përsëri nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit të ahiretit. Tek Allahu do të kthehen të gjithë dhe Allahu do t’u japë atë që meritojnë. Prandaj le të marin mësim këta keqbërës, se edhe ata do t’i përfshijë ndëshkimi i Zotit. Gjithashtu, të mos mashtrohen nga afati që u lë Zoti i Gjithëmëshirshëm.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë