Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ مَغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, për ta ka falje dhe dhunti fisnike; (50)
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë falje dhe rizk të begatshëm. -
Ata, së pari, besojnë me zemër, me korrektësi e sinqeritet. Së dyti, ata bëjnë vepra të mira. Ata veprojnë sipas besimit të sinqertë, me qëllimin që të kënaqin Zotin dhe ashtu si i mëson Ai. Këta kanë një premtim të mirë: se do të jenë në Xhenetin e mirësive. Atje do të kënaqen e gëzohen me mirësi të shumta: ushqime e pije të këndshme, marrëdhënie të mrekullueshme dhe pamje të bukura, si dhe zëra të papërshkrueshëm. Por mbi të gjitha, atje do të lumturohen duke parë Zotin Bujar dhe duke dëgjuar Fjalën e Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë